Deputetët e VV-së largohen me vrap nga Kuvendi, me ndihmën e Policisë

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë nxjerrë nga objekti i Kuvendit me ndihmën e Policisë, ndërsa më pas janë parë duke u larguar me vrap nga zona. Zhvillimi ka ndodhur në një moment kur situata përreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar edhe më tej.

Ndërkohë, rreth Kuvendit vazhdojnë tensionet mes protestuesve dhe forcave policore, ndërsa në terren janë angazhuar njësi të shumta të Policisë. Pamjet video paraqesin momentin e largimit të deputetëve nga zona.