Foto: Dështon votimi për nënkryetaren, PDK-ja nuk merr pjesë në seancë

Dështon votimi për nënkryetaren, PDK-ja nuk merr pjesë në seancë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur për herë të dytë brenda ditës, por votimi për nënkryetaren nuk ka kaluar. Në sallë ndodhen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se gjatë kohës nga ndërprerja e seancës së mëparshme deri në nisjen e kësaj seance kishte tentuar të kontaktonte me përfaqësuesit e PDK-së.

“Gjatë kësaj kohe, prej kohës kur i ndërpreva punimet e seancës e deri tani, kisha një përpjekje që të takohem me përfaqësuesit e PDK-së, por nuk ishte e mundur”, tha Haxhiu. Sipas saj, përfaqësuesit e kësaj partie i kanë thënë se qëndrimi i tyre është të mos marrin pjesë në seancë dhe t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.