Foto: Destabilizim i motit për të martën, priten rrebeshe dhe ulje temperaturash

Destabilizim i motit për të martën, priten rrebeshe dhe ulje temperaturash

Sipas MeteoKosova, për të martën parashikohet destabilizim i motit: mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës pritet të depërtojë një front i dobët ajror që do të sjellë rrebeshe lokale shiu dhe disa shkarkesa rrufesh, kryesisht gjatë pasditës dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme: minimet parashikohen 15-19°C, ndërsa maksimet 26-31°C; vlerat më të ulëta priten në gjysmën e epërme të Kosovës.

MeteoKosova paralajmëron për ndryshime në kushte gjatë pasdites dhe mbrëmjes për shkak të rrebesheve dhe erës; pritet që reshjet të jenë të përqendruara dhe lokale. Përcillni njoftimet e mëtejshme për përditësime.