Dita e katërt e protestës, sheshi mbushet sërish kundër vendimit të Hagës
Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa një numër i madh qytetarësh janë mbledhur sërish në shesh për ta kundërshtuar atë.
Vendimi lidhet me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Pjesëmarrja e qytetarëve ka vazhduar edhe sonte, duke e mbajtur protestën aktive për të katërtën ditë radhazi.
Në mesin e protestuesve shihen flamuj të ndryshëm me simbole të UÇK-së, si dhe flamuj me figurat e luftës.