“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë më 8 shtator

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do ta hapë më 8 shtator ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu.

Ekspozita sjell përmes fotografisë kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta e Kosovës, duke rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugën drejt lirisë.

Hapja e ekspozitës është paraparë të bëhet në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Aktiviteti organizohet në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si dëshmi e një periudhe të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Ekspozita paraqet punën e fotografit Visar Kryeziu dhe e lidh fotografinë dokumentuese me kujtesën kolektive për luftën dhe rrugën drejt lirisë.