Foto: Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë të kontrolluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, vetura ishte përzgjedhur për kontroll nga njësitë antikontrabandë. Gjatë kontrollit, në të janë gjetur mjete monetare në shumën prej 30 mijë eurosh, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana ka rikujtuar se personat që hyjnë ose dalin nga Kosova duke bartur 10 mijë euro ose më shumë duhet ta deklarojnë me shkrim shumën dhe burimin e verifikueshëm të parave pranë zyrtarit doganor.