Foto: Donjeta Sadiku avancon në gjysmëfinale dhe i siguron Kosovës medaljen e parë në Taranto

Donjeta Sadiku avancon në gjysmëfinale dhe i siguron Kosovës medaljen e parë në Taranto

Donjeta Sadiku ka avancuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këtë garë. Boksierja kosovare e arriti këtë sukses në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadiku triumfoi ndaj turkes Esmanur Lok në çerekfinale, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit. Fitorja u vendos me pikë nga gjyqtarët pas përfundimit të raundit të tretë.

Me kalimin në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me boksieren greke Sofia Legaki. Dueli i radhës është paraparë të zhvillohet të martën.

Sadiku, e cila është medaliste botërore dhe evropiane, synon të vazhdojë rrugëtimin në turne dhe të luftojë për një vend në finale të kategorisë deri në 60 kilogramë.