Foto: Dua Lipa flet pas martesës: “Më interesojnë kompleksitetet e një marrëdhënieje”

Dua Lipa flet pas martesës: “Më interesojnë kompleksitetet e një marrëdhënieje”

Dy muaj pas martesës me aktorin Callum Turner, Dua Lipa ka folur hapur për dashurinë, jetën e re bashkëshortore dhe mënyrën se si po e sheh të ardhmen.

Në një intervistë për “Vogue Italia”, artistja 31-vjeçare e ka përshkruar martesën si një moment të veçantë për të dhe Turnerin. Ajo ka folur edhe për kompleksitetet e një marrëdhënieje, duke ndarë këndvështrimin e saj pas këtij ndryshimi në jetën personale.

Lipa ka zbuluar se çifti vendosi të ndiqte vetëm dy këshilla për ta shijuar sa më shumë ditën e martesës. Ata synuan ta përjetonin ditën sikur të ishin edhe vetë të ftuar, me më pak ankth dhe më shumë argëtim, ndërsa njëkohësisht të kërkonin vazhdimisht njëri-tjetrin mes njerëzve.

Gjatë intervistës, këngëtarja ka folur edhe për lidhjen e saj të veçantë me Italinë dhe për mënyrën se si ndihet atje. Ajo ka treguar se në Itali ndihet e qetë dhe mirë me veten.