Dua Lipa dhe Shakira bashkë në skenë, reagimi emocionues pas performancës
Dua Lipa dhe Shakira janë shfaqur së bashku në skenë në Madrid, në një moment që këngëtarja shqiptare e ka përshkruar si një kujtim shumë të bukur.
Dua iu bashkua Shakirës për të interpretuar këngën e njohur “Antología”. Pas performancës, ajo e falënderoi këngëtaren kolumbiane për ftesën që t’i bashkohej në skenë.
“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua Lipa, duke ndarë me ndjekësit momente nga kjo mbrëmje e veçantë në Madrid.