Foto: Dua Lipa tërheq vëmendjen me pozat e reja për Vogue Italia

Dua Lipa tërheq vëmendjen me pozat e reja për Vogue Italia

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e reja të publikuara nga prapaskenat e setit të saj fotografik për “Vogue Italia”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore sjell disa pamje nga realizimi i fotosesionit.

Artistja shfaqet në disa veshje elegante dhe të veçanta, duke ofruar një sërë pamjesh nga prapaskenat e këtij projekti fotografik. Stili i saj është elementi që bie më shumë në sy në fotografitë e reja.

Mes pamjeve të publikuara, Dua Lipa paraqitet me kombinime të ndryshme veshjesh, duke dëshmuar edhe një herë qasjen e saj të veçantë ndaj modës dhe paraqitjes skenike.