Dy kuti me municion zbulohen në kabinën e një mauneje në Ferizaj
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 copë municion të padeklaruar gjatë kontrollit të një mauneje në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë zhdoganimit është kontrolluar fizikisht ngarkesa dhe dokumentacioni i maunes. Verifikimi i një fature që lidhej me një armë të ftohtë ngriti dyshime për praninë e artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë.
Për këtë arsye, kontrolli u zgjerua edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit. Në një çantë personale u gjetën dy kuti me municion, gjithsej 20 copë. Rasti është proceduar më tej nga autoritetet përkatëse, ndërsa Dogana ka thënë se kontrollet e tilla synojnë parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës dhe mallrave të ndaluara.