Foto: Dy persona të maskuar hyjnë në banesën e Rocio Osornos, del video

Dy persona të maskuar hyjnë në banesën e Rocio Osornos, del video

Influencerja spanjolle Rocio Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj, pasi dy persona të maskuar hynë në banesën e saj për ta grabitur.

Ngjarja është dokumentuar në pamje të publikuara nga vetë Osorno, të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale. Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të momentit të frikshëm brenda banesës.

Në pamjet e publikuara, dy autorët duket se komunikojnë në gjuhën shqipe. Ky detaj dëgjohet gjatë kohës kur ata ndodhen brenda banesës së influencerses.