Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për barrikadat në veri, shtyhet seanca
Procedura ndaj Millosh Radosavljeviqit dhe Dushan Dobraqit është veçuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës fillestare të gjykimit për barrikadat e vitit 2022 në Komunën e Zveçanit.
Dy të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë. Për këtë arsye, çështja e tyre do të trajtohet veçmas nga procedura ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë rast.
Seanca është shtyrë. Paraprakisht ishte bërë e ditur se në seancë mungonte i akuzuari Nenad Orloviq, ndërsa mungonte edhe avokati Bogdan Llaziq, mbrojtës i të akuzuarit Sërgjan Vuçiniq.