Dyshohet se u godit me plumb gome në sy, reagon Bes Kallaku
Bes Kallaku ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Dyshohet se Vishkulli u godit me plumb gome në sy.
Përmes një postimi në Instagram, aktori bëri të ditur se Vishkulli është mik i tij i afërt dhe shprehu shqetësim për gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit.
Kallaku e përshkroi mikun e tij si një nga djemtë më të mirë që ka njohur. Reagimi i aktorit erdhi pas incidentit që ndodhi gjatë protestës, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë u shoqëruan me plagosjen e Vishkullit.