Eksperti për videot intime të Adi Hilës: Kamera ishte drejtuar kah krevati
Videot intime të publikuara në rrjete sociale, ku shfaqet kompozitori Adi Hila me figura të njohura të shoubizit në studion e tij muzikore, janë komentuar nga eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.
Softa u ndal te mënyra e pozicionimit të kamerës dhe bëri dallimin mes kamerave të sigurisë dhe kamerave të fshehta. Sipas tij, kamera nuk ishte e drejtuar kah kasaforta, por kah krevati.
Gjatë emisionit “News24 Fundjavë”, eksperti tha se orientimi i kamerës është element që duhet marrë parasysh kur vlerësohet qëllimi i vendosjes së saj. Ai e lidhi këtë dallim me faktin se pajisjet e sigurisë zakonisht pozicionohen për të mbikëqyrur një pronë, ndërsa kamerat e fshehta përdoren në rrethana të tjera.