Eksploziv i dyshuar në derën e dyqanit të Noizy në Durrës
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u gjet e vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive, e pashpërthyer.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.