Foto: Elijona konfirmon ndarjen nga Klodi: “E respektoj atë që kemi përjetuar”

Elijona konfirmon ndarjen nga Klodi: “E respektoj atë që kemi përjetuar”

Elijona ka konfirmuar se nuk është më në lidhje me Klodin, duke i dhënë fund aludimeve rreth statusit të tyre si çift. Ajo e bëri njoftimin përmes një postimi të publikuar në Instastory.

Sipas mesazhit të saj, Elijona vendosi të flasë publikisht për ndarjen për shkak të mbështetjes që ka marrë nga ndjekësit gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, ajo kërkoi që kjo pjesë e jetës së saj të mos jetë më në qendër të vëmendjes dhe të respektohet privatësia e të dyve.

Duke folur për periudhën që kanë kaluar së bashku, Elijona u shpreh me respekt për ish-lidhjen. “E respektoj atë që kemi përjetuar”, është mesazhi i saj për këtë kapitull, ndërsa ka bërë të ditur se nuk dëshiron që ndarja të shoqërohet me fjalë të këqija për Klodin.