Foto: Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trumpit në projektin e Pentagonit

Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trumpit në projektin e Pentagonit

Elon Musk do të rikthehet zyrtarisht si këshilltar i qeverisë së Presidentit amerikan Donald Trump, duke marrë rol në një projekt të Pentagonit që synon të studiojë të ardhmen e luftës.

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, njoftoi të mërkurën në bazën ushtarake Quantico nisjen e “Projektit Meridian”, nismë që do të fokusohet në përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit.

Sipas Hegseth, projekti do të analizojë zhvillimet e ardhshme në fushën ushtarake, duke e vendosur rikthimin e Musk në administratën amerikane në një rol të lidhur me teknologjinë dhe planifikimin e luftës.