Foto: Ema Andrea tregon gjendjen e Monika Lubonjës: “Më shumë se e gjunjëzuar”

Ema Andrea tregon gjendjen e Monika Lubonjës: “Më shumë se e gjunjëzuar”

Ema Andrea ka folur për gjendjen e aktores Monika Lubonja pas shpërndarjes në rrjet të videove intime të personazheve publike. Andrea tha se ka pasur kontakte me Lubonjën dhe e përshkroi situatën e saj me fjalët: “Është më shumë se e gjunjëzuar”.

Çështja u trajtua në pjesën e parë të emisionit “Goca dhe Gra”, ku Andrea tregoi se nuk dëshiron të japë më shumë detaje, për shkak të besimit që i është dhënë.

“Kam pasur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë t’i hedhësh gurë të tjerë sipër”, u shpreh aktorja.

Andrea kërkoi që situata të mos trajtohet në mënyrë bardh e zi dhe theksoi se personat e përfshirë duhet të kenë mundësinë të flasin publikisht e të japin versionin e tyre.