Foto: Emaili kërcënues ndaj institucioneve u dërgua nga Kolumbia

Emaili kërcënues ndaj institucioneve u dërgua nga Kolumbia

Emaili me mesazhin kërcënues, i drejtuar disa institucioneve, është dërguar nga Kolumbia, ndërsa autoritetet kanë zbuluar edhe institucionin nga i cili është nisur mesazhi.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, autoritetet kanë mësuar se emaili është dërguar nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, universitet publik në Yopal të Kolumbisë.

Mesazhi përmbante pretendimin: “Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush”. Zbulimi i origjinës së emailit vjen pas adresimit të tij ndaj disa institucioneve gjatë paradites së së premtes.