Erblin Osmani pajiset me pasaportën e Kosovës, do të luajë për Dardanët
Erblin Osmani, talenti i Bayern Münchenit, është pajisur zyrtarisht me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe do ta përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare.
Lajmin e bëri të ditur Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, i cili ia dorëzoi personalisht pasaportën futbollistit. Përmes një postimi në Facebook, Ajeti njoftoi se Osmani ka zgjedhur të luajë për Kosovën.
Me marrjen e pasaportës, Osmani e ka bërë hapin zyrtar drejt përfaqësimit të “Dardanëve”. Ai konsiderohet talent premtues i Bayern Münchenit dhe zgjedhja e tij për Kosovën i hap rrugë përfshirjes së tij në përfaqësuese.
Ajeti e cilësoi këtë zhvillim si lajm të madh për futbollin kosovar, ndërsa shprehu pritjen që Osmani të shihet me fanellën e “Dardanëve”.