Foto: Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ndërsa gjykata do ta rigjykojë çështjen.

Rigjykimi bëhet në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, të marrë në maj të vitit 2026. Sipas këtij vendimi, Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar përse “arresti në burg” ishte masa e vetme e përshtatshme në këtë rast.

Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar gjithashtu se nuk ishte arsyetuar proporcionaliteti i kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak. Vendimi që do të merret pas shqyrtimit të rekursit do të përcaktojë nëse masa e sigurisë do të ndryshojë.