Foto: Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj prodhuesit të dronëve

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj prodhuesit të dronëve

Estonia e akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj një prodhuesi dronësh që furnizon Ukrainën, duke e cilësuar ngjarjen si një akt sabotimi të porositur nga shërbimet e sigurisë së Moskës.

Pas akuzës së shtetit baltik, udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s kanë shprehur mbështetje të plotë për Estoninë dhe Ukrainën. Zjarri ndodhi në gusht dhe lidhet me një kompani që furnizon Kievin me dronë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha të martën se sulme të tilla janë “absolutisht të papranueshme”. Ai njoftoi gjithashtu se i ngarkuari me punë i Rusisë në Talin po thirrej në ministrinë estoneze.