Foto: Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga posti, në një zhvillim të freskët brenda qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave nga mbledhja e qeverisë, Sala ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama. Ajo e mori detyrën më 11 shtator 2025, kur u prezantua qeveria “Rama 4”, duke zëvendësuar Albana Koçiun.

Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike deri tani. Sala është mjeke dhe pedagoge universitare.