Familjarët presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve në Skenderaj
Familjarët e personave të zhdukur po presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve, mes shpresës për një përgjigje dhe frikës për atë që mund të zbulohet. Rasti i Idriz Rrecajt është ndër historitë që vazhdon të rëndojë mbi familjen e tij.
Një park i gjerë me lodra dhe gjelbërim, në qendër të Skenderajt, është bërë destinacion i çdo mbrëmjeje për Flora Rrecajn. Në park, prej disa vitesh qëndron busti i babait të saj, Idriz Rrecajt.
Idriz Rrecaj është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Për familjarët e personave të zhdukur, rezultatet e zhvarrimeve mbeten përgjigjja e shumëpritur për fatin e të afërmve të tyre.