Familjet e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit refuzojnë takimin me Haxhiun
Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë refuzuar ftesën e Albulena Haxhiut për takim. Takimi, sipas qëndrimit të bërë publik, do të zhvillohet vetëm pas vendimit të Kuvendit.
Familjet kanë thënë se kjo qasje synon shmangien e keqkuptimeve lidhur me kohën e takimit dhe zhvillimet institucionale që priten të ndodhin në Kuvend. Për këtë arsye, ato kanë zgjedhur që takimin ta shtyjnë për një moment të mëvonshëm.
Qëndrimi u bë i ditur nga Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit. Në përgjigjen e tyre, familjet e tre ish-krerëve të UÇK-së kanë përcaktuar vendimin e Kuvendit si kushtin pas të cilit mund të zhvillohet takimi me Haxhiun.