Foto: Faton Ademi kërkohet në Gjermani, nga kategoria e tretë drejt Bundesligës?

Faton Ademi kërkohet në Gjermani, nga kategoria e tretë drejt Bundesligës?

Faton Ademi mund të jetë pranë një hapi të madh në karrierë, pasi mesfushori i Kosovës U21 ka zgjuar interesimin e disa klubeve më të mëdha në Gjermani.

Futbollisti 20-vjeçar aktualisht është pjesë e Alemannia Aachenit, klub që garon në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Ademi po përjeton një ngritje të shpejtë dhe mund të kalojë nga kjo kategori drejt elitës së futbollit gjerman.

Interesimi i klubeve gjermane e vendos mesfushorin në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij. Për Ademin, një lëvizje e tillë do të përfaqësonte mundësinë për të bërë hapin e madh drejt Bundesligës.