Foto: Faton Peci kërkon ndaljen e sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Faton Peci kërkon ndaljen e sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Kryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka kërkuar ndaljen e sulmeve ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas protestës së mbajtur sot kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen ose shkarkimin e Gërvallës nga pozita e ministres së Drejtësisë. Reagimi i Pecit erdhi pas këtyre kërkesave dhe debatit të krijuar rreth qëndrimeve ndaj ministres.

Në një postim në profilin e tij, Peci tha se protesta është shenjë civilizimi dhe një e drejtë e garantuar në demokraci. Megjithatë, ai theksoi se Partia GUXO nuk pranon, siç u shpreh, stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Gërvallës, duke paralajmëruar kundërshtim të ashpër ndaj këtyre përpjekjeve.