Fëmija goditet nga vetura në Vitomiricë, dërgohet në spital
Një fëmijë është lënduar pasi është goditur nga një veturë në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pas aksidentit, ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor.
Aksidenti, në të cilin u përfshinë një veturë dhe një këmbësor, është raportuar rreth orës 12:00, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.
Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.