Foto: Fisnik Asllani mungon në ndeshjen hapëse, Ilzer tregon gjendjen e tij

Fisnik Asllani mungon në ndeshjen hapëse, Ilzer tregon gjendjen e tij

Fisnik Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga, ku skuadra e tij do të përballet me Kolnin.

Lajmin e ka konfirmuar të premten trajneri Christian Ilzer, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes. Ai ka bërë të ditur se sulmuesit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën.

“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, ka deklaruar Ilzer, duke shtuar se Asllani do të rikthehet gradualisht në ngarkesat e plota të stërvitjeve.

“Ai gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, theksoi trajneri i Hoffenheimit. Asllani ishte pranë transferimit te Leipzigu, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit për shkak të gjendjes së tij fizike. Për të është përmendur sërish edhe interesi i Dortmundit, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.