Foto: Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, për të shtunën

Franca mobilizon 70 mijë policë pas trazirave, për të shtunën

Franca do të angazhojë rreth 70 mijë efektivë policie në të gjithë vendin të shtunën, pas dhunës dhe grabitjeve që shpërthyen fundjavën e kaluar gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës.

Mobilizimi synon të parandalojë përsëritjen e trazirave, ndërsa protestat janë përhapur në disa vende të Europës. Autoritetet franceze po përgatiten për një operacion të gjerë sigurie në ditën e protestave të radhës.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, deklaroi se në operacion do të përfshihen edhe njësi speciale të trajnuara për luftën kundër terrorizmit dhe shpëtimin e pengjeve.