G7 do të lëshojë deri në 100 milionë fuçi naftë
Vendet e G7-s janë pajtuar të lëshojnë deri në 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre, me synimin për të ndihmuar në uljen e çmimeve të karburanteve.
Vendimi u bë i ditur në një deklaratë të publikuar pas një videokonference të mbajtur të premten pasdite. Sipas deklaratës, lëshimi i rezervave do të nisë menjëherë.
Masa është paraparë të zgjasë katër muaj dhe synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve përmes shtimit të furnizimit me naftë në treg.