Gjermania ashpërson testin e gjuhës për emigrantët nga 1 nëntori
Gjermania do të ashpërsojë kushtet për kalimin e testit të gjuhës gjermane për emigrantët, me ndryshimet që hyjnë në fuqi nga 1 nëntori. Rregullat e reja do të prekin kandidatët që synojnë certifikimin në nivelin B1.
Sipas kërkesave të reja, kandidatët duhet të dëshmojnë njohuri në të gjitha pjesët e testit. Kjo do të thotë se nuk do të mjaftojë më një rezultat i mirë vetëm në disa pjesë të provimit, nëse njëra prej tyre mbetet dukshëm më e dobët.
Në pjesën ku kandidati arrin rezultatin më të ulët, do të kërkohet së paku niveli A2. Kriteri i ri përcakton kështu një prag minimal për secilën pjesë të testit për ata që synojnë të arrijnë nivelin B1.