Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të profesionistëve shëndetësorë
Gjermania do të lehtësojë njohjen e diplomave të profesionistëve shëndetësorë të huaj, ndërsa ndryshimet e reja hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Reforma synon të përshpejtojë punësimin dhe të reduktojë burokracinë për ata që kanë përfunduar studimet jashtë Bashkimit Evropian.
Ndryshimet përfshijnë mjekët, dentistët, farmacistët dhe mamitë. Kështu, procedurat për vlerësimin e kualifikimeve të tyre do të zhvillohen sipas rregullave të reja të përcaktuara nga reforma.
Lehtësimi i procedurave vjen në kuadër të përpjekjeve për ta bërë më të shpejtë procesin e njohjes së diplomave dhe për t’ua lehtësuar profesionistëve shëndetësorë të huaj rrugën drejt punësimit në Gjermani.