Gjilani triumfon 0-2 ndaj Llapit dhe nis fuqishëm në Superligë
Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Llapit, duke triumfuar 0-2 në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.
Skuadra gjilanase e nisi më mirë ndeshjen dhe e siguroi epërsinë brenda pjesës së parë. Oltion Bilali realizoi fillimisht me kokë në minutën e 19-të, pas asistimit të Arbër Potokut.
Bilali shënoi edhe në minutën e 41-të, duke e çuar Gjilanin në pushim me avantazhin 0-2 dhe duke u bërë vendimtar në këtë fitore. Në pjesën e dytë, Llapi pati disa mundësi për ta ngushtuar epërsinë dhe goditi edhe shtyllën, por portieri Coric bëri disa pritje të shkëlqyera për ta mbajtur portën e Gjilanit të paprekur.