Gjini: Ish-krerët e UÇK-së u dënuan më shumë se përgjegjësit për krime lufte
Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke thënë se ata janë dënuar më shumë se personat që, sipas tij, kanë përgjegjësi për vrasjen e djemve dhe vajzave gjatë luftës.
“Nuk mundemi të jemi indiferentë ndaj faktit se sot, 27 vjet pas luftës, një gjykatë shqipton dënime që nuk përkojnë as me standardin që është vendosur në Ballkan”, tha Gjini.
Ai shtroi edhe pyetjen nëse mund të pajtohet dikush me një drejtësi ku ish-krerët e UÇK-së dënohen më shumë se ata që, sipas pretendimit të tij, “i kanë mbushur frigoriferët me trupa të djemve dhe vajzave tona”. Gjini e përmbylli deklaratën me pyetjen: “Për çfarë drejtësie po flasim?”