Foto: Gjykata e Fierit liron 51-vjeçarin pas shuarjes së dënimit 25-vjeçar

Gjykata e Fierit liron 51-vjeçarin pas shuarjes së dënimit 25-vjeçar

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit Sokol Hoxha, duke pranuar kërkesën për parashkrimin e dënimit penal.

Vendimi lidhet me dënimin prej 25 vjetësh burgim për vrasjen e tre personave. Me pranimin e kërkesës, gjykata konstatoi shuarjen e këtij dënimi për shkak të parashkrimit të ekzekutimit.

Hoxha ishte ekstraduar nga SHBA-të dhe mbërriti të hënën në Gjykatën e Fierit, ku kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi lirimin e tij.