Foto: Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në qeli

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Si pasojë e vendimit, Veliaj mbetet në qeli.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e shqyrtoi këtë të martë, në Dhomë Këshillimi, kërkesën e Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Veliaj kishte kërkuar ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit, Kolegji Penal vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.