Foto: Gjykata e Prishtinës u kërkon 21 të akuzuarve për krime lufte të dorëzohen

Gjykata e Prishtinës u kërkon 21 të akuzuarve për krime lufte të dorëzohen

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar ftesë për 21 persona të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Mes tyre janë edhe ish-drejtues të lartë të policisë dhe ushtrisë serbe, të cilëve gjykata u kërkon të dorëzohen.

Në dokumentin e Departamentit Special, të datës 20 korrik 2026, figurojnë ndër të tjerë emrat e Obrad Stevanoviqit, Radomir Markoviqit, Krsman Jeliqit dhe Goran Radosavljeviqit, i njohur me nofkën “Guri”.

Ftesa e publikuar nga gjykata lidhet me 21 të akuzuarit për krime lufte kundër popullsisë civile dhe me kërkesën që ata të paraqiten para drejtësisë.