Foto: Gjykata në Nju Jork rrëzon pezullimin e vizave, Kosova ishte në listë

Gjykata në Nju Jork rrëzon pezullimin e vizave, Kosova ishte në listë

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve, përfshirë Kosovën.

Gjykatësja federale Jeannette Vargas e cilësoi politikën si të kundërligjshme. Ajo tha se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore me këtë masë.

Vendimi i administratës amerikane kishte hyrë në fuqi më 21 janar dhe u kërkonte zyrtarëve konsullorë të refuzonin vizat imigruese për shtetasit e vendeve të përfshira në listë, pavarësisht nëse aplikuesi i plotësonte individualisht kushtet për vizë. Sipas gjykatës, aplikimet duhet të vlerësohen veçmas nga zyrtarët konsullorë dhe jo vetëm në bazë të shtetësisë së aplikuesit.