Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende të tjera
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara rrëzoi pezullimin e shqyrtimit të vizave për migrantë nga 75 vende, përfshirë Kosovën, duke e cilësuar vendimin e administratës si të kundërligjshëm, sipas REL-it.
Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut vlerësoi se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar autoritetin e tij. Gjykatësja Jeannette Vargas konstatoi se zyrtarët konsullorë ishin udhëzuar gabimisht që të refuzonin aplikimet për viza emigrimi vetëm mbi bazën e vendit të origjinës.
Masa kishte hyrë në fuqi në janar dhe përfshinte shtetas nga 75 vende, ndër të cilat Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina; vendimi i gjykatës mund të ndikojë në mënyrën si përpunohen aplikimet për viza për qytetarët e këtyre vendeve.