Foto: Gjykata urdhëron rikthimin e aksesit për CNN, MS NOW dhe Politico

Gjykata urdhëron rikthimin e aksesit për CNN, MS NOW dhe Politico

Një gjykatës federal ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë të rikthejë aksesin për gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico, pasi kredencialet e tyre për të raportuar nga Shtëpia e Bardhë u ishin hequr.

Vendimi është marrë nga gjykatësi Timothy Kelly, i cili vlerësoi se ndalimi shkelte parimet bazë të procesit të rregullt ligjor. Sipas vendimit, mediat nuk ishin njoftuar paraprakisht për masën dhe nuk u ishte dhënë mundësia ta kundërshtonin atë.

Urdhri kërkon rikthimin e aksesit për gazetarët e tri mediave në Shtëpinë e Bardhë. Çështja lidhet me përplasjen mes administratës së Trumpit dhe mediave, të cilave u ishin hequr kredencialet për të raportuar nga selia presidenciale.