Foto: Gjykimi i ish-gardianit në Prishtinë, Prokuroria paralajmëron dëshmi rrëqethëse

Gjykimi i ish-gardianit në Prishtinë, Prokuroria paralajmëron dëshmi rrëqethëse

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë po zhvillohet shqyrtimi gjyqësor ndaj Boban Toniqit, ish-gardian i Burgut të Prishtinës, paralelja në Lipjan, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjatë paraqitjes së fjalës hyrëse, Prokuroria Speciale paralajmëroi dëshmi rrëqethëse lidhur me rastin. Sipas akuzës, Toniqi, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, ka marrë pjesë në keqtrajtimin sistematik të të burgosurve shqiptarë.

Procesi gjyqësor po mbahet në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa pretendimet e Prokurorisë lidhen me rolin që Toniqit i atribuohet gjatë kohës kur shërbente si gardian në paralelen e Burgut të Prishtinës në Lipjan.