Granata në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë
Një mjet i dyshuar si granatë është hedhur në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, duke shkaktuar dëme në muret e dy shtëpive dhe në një automjet. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 30 gusht, rreth orës 01:10. Dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur e kanë hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas incidentit. Deri tani, nuk janë bërë të ditura identitetet e personave që dyshohet se e kanë hedhur granatën.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po trajtohet nga Policia.