Foto: Grenell: Kanë kaluar 50 ditë, Kushtetuta kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30

Grenell: Kanë kaluar 50 ditë, Kushtetuta kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30

Richard Grenell ka reaguar për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke vënë në dukje se afati kushtetues prej 30 ditësh tashmë është tejkaluar. Sipas deklarimit të tij, kanë kaluar 50 ditë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Grenell e ka bërë reagimin përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është e qartë për këtë çështje. Ai ka theksuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.

“Kush në Kosovë po e mbron Kushtetutën? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të”, ka shkruar Grenell.