Grenell përplaset me Marta Kosin: të ndërpritet financimi i gjykatave
Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, pas deklaratës së saj për Gjykatën e Hagës. Kos tha se gjykata është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, duke theksuar se të dënuarit mund të apelojnë.
Grenell e kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.
“Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme”, ka shkruar Grenell. Ai kërkoi që Evropa t’i reformojë institucionet dhe politikat e saj, ndërsa financimi për këto gjykata, siç i quajti ai “radikale”, të ndërpritet menjëherë.