Foto: Gruda: LVV-ja sot nuk shkon në Kuvend, ndonëse i ka votat

Gruda: LVV-ja sot nuk shkon në Kuvend, ndonëse i ka votat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se Lëvizja Vetëvendosje sot nuk po shkon në Kuvend, ndonëse, sipas tij, i ka votat e nevojshme.

Gruda kujtoi se vitin e kaluar LVV-ja nuk e kishte shumicën për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por megjithatë, siç tha ai, vinte dhe propozonte në Kuvend çdo 24 orë.

“Nuk i kishte votat, vinte me propozu. Sot që i ka votat, nuk vjen me propozu fare”, tha Gruda. Sipas deputetit të PDK-së, logjika e kësaj qasjeje është “me e blloku Kosovën”.