Foto: Gruda: Pas Apelit në Hagë, çështja mund të kalojë në Kosovë

Gruda: Pas Apelit në Hagë, çështja mund të kalojë në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shpjeguar projektligjin e propozuar nga kjo parti për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe rrugën që mund të ndjekë çështja pas përfundimit të Apelit në Hagë.

Duke folur në emisionin “Rubikon”, Gruda tha se procesi i Apelit për rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë në Hagë. Sipas tij, nëse vendimi dënues vazhdon edhe pas Apelit, çështja do të kalojë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Gruda shpjegoi se shkalla e dytë e procesit do të zhvillohet në Hagë, ndërsa nëse procedura vazhdon në shkallën e tretë, ajo, sipas tij, do të shqyrtohet nga Gjykata Supreme në Prishtinë. Ai tha gjithashtu se në rast të një rigjykimi, çështja do të kthehej në Kosovë.