Foto: Hamza: PDK-ja do ta çojë në Kushtetuese çështjen e KQZ-së

Hamza: PDK-ja do ta çojë në Kushtetuese çështjen e KQZ-së

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me mosdekretimin e dy anëtarëve të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur kreu i saj, Bedri Hamza.

PDK-ja ka shkuar sot në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për dekretimin e Rashit Qalajt si anëtar të kësaj partie në KQZ. Sipas Hamzës, megjithatë, Haxhiu nuk e ka dekretuar edhe anëtarin e dytë që, sipas tij, i takon PDK-së.

Hamza ka thënë se partia do ta referojë rastin në Gjykatën Kushtetuese, duke e lidhur ankesën me mosdekretimin e anëtarit të dytë në KQZ. Ai ka deklaruar se përfaqësimi i PDK-së në këtë institucion duhet të përfshijë dy anëtarë.