Foto: Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun, fillimet nuk janë të mira

Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun, fillimet nuk janë të mira

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për president, kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Hamza tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se partia nuk është pjesë e marrëveshjes për kandidaturën e Sejdiut. Sipas tij, deri tani nuk ka pasur komunikim apo diskutim me kandidatin për të kërkuar votën e PDK-së.

Megjithatë, Hamza vlerësoi se, nëse zgjidhet president, Sejdiu duhet ta luajë rolin e një presidenti unifikues. Ai shtoi se fillimet e tij nuk janë të mira.